Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike I ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës.
Në letër-njoftimin dërguar Nikollës, Komisioni për Rithemelimin, pretendon se ka vënë në dijeni Kuvendin për shkarkimin e Lulzim Bashës nga funksioni i kryetarit të Partisë Demokratike.
Po ashtu në këtë letërnjoftim Komisioni i Rithemelimit pretendon në Kuvend se ka pezulluar nga funksionet e çdo organi tjetër të PD dhe ka vendosur të pavlefshëm aktet e tjera të ndërmarra nga Basha.
Mes deputetëve që kanë firmosur këtë letër për kryetaren e Kuvendit, janë Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Edmond Spaho, Luan Baçi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj.
Duke komentuar edhe një herë njoftimin e vendimit të PD për përjashtimin e disa deputetëve, Oerd Bylykbashi i bëri thirrje kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që të respektojë Kushtetutën./albeu.com/