Kuvendi në Maqedoninë e Veriut votoi sonte qeverinë e re të propozuar nga Dimitar Kovaçevski. Gjysmë ose para mesnate, 62 deputetë votuan pro qeverisë së re, 46 kundër, ndërsa nuk kishte asnjë abstenim.
Në fjalimin e tij, Kovaçevski kërkoi mbështetjen e deputetëve. “Qeveria ka legjitimitet të pakontestueshëm sidomos me zgjerimin e deputetëve shumica është e sigurt. Zgjedhje do të ketë por në vitin 2024.
Të lidhura
None found
Prej nesër filloj me punë. Do të kem takim me ambasdadoren gjermane. Të martën do të takohem me kryeministrin bullgar, Petkov, nga i cili do të kërkoj mbështetje për popullin e Maqedonisë. Të lëmë ndarjet partiake dhe etnike dhe të bashkohemi në interes së qytetarëve”, tha Kovaçevski.
Dimitar Kovaçevski zëvendësoi në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ish-kryeministrin Zoran Zaev, i cili dha dorëheqjen për shkak të humbjes së LSDM-së në zgjedhjet lokale, që u mbajtën më 31 tetor të vitit 2021.
Qeveria e re do të ketë 21 anëtarë; 17 ministra dhe 4 zëvendëskryeministra.
Lidhja Social Demokrate do të ketë 12 anëtarë të Qeverisë, 6 Bashkimi Demokratik për Integrim dhe 3 partia Alternativa.
