Premier League njoftoi pezullimin e Tottenham-Arsenal pasditen e kësaj të shtune , e cila ishte caktuar për të dielën në orën 17:30.
Vendimi është marrë me kërkesë të skuadrës së ‘Topçinjve’, të pësuar nga një mori rastesh me Covid-19. Mikel Arteta nuk kishte numrin minimal të lojtarëve për të luajtur ndeshjen, i vlerësuar në 13 lojtarë jashtë fushës dhe 1 portier dhe për këtë arsye kërkoi shtyrjen e këtij derbi të Londrës së Veriut.
Në deklaratën e saj, Premier League nuk ka specifikuar datën e re në të cilën do të luhet Tottenham-Arsenal.r.t./albeu.com