Ndërkohë që është e infektuar me variantin e ri të Covid-19, Alketa Vejsiu ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram.
Mirëpo krahas pyetjeve, e kurioziteteve, ka edhe kritika e ndonjëherë ofendime.
Një prej tyre ka komentuar pamjen e saj duke e quajtur një këmbështrembëse, që ‘as lekët nuk ia rregullojnë dot’.
“Si ndihesh që je kaq me fat edhe pse je një këmbështrembëse e papame që as lekët që ke s’ti rregullojnë?”– e pyeti një prej ndjekësve.
Ndërsa Alketa Vejsiu iu përgjigj: “Hahahaha zemër mos u mërzit për këmbët e mia, i kam pikë të fortë ato. Kam ngjitur malore, kam ecur në rrugë me gropa, kam vrapuar. Nuk janë shtrembëruar, janë forcuar muskujt. Ato këmbë më mbajnë në këmbë. Mendoj që kam fat, mendoj që di të zgjedh. Ti mos u mërzit zemër.”