Një tjetër përforcim për Steven Gerrard, tashmë e konfirmuar

Lucas Digne do t’i bashkohet Aston Villas pasi Villains ranë dakord për një tarifë transferimi prej 25 milionë funte me Everton.

Disa skuadra kanë treguar interes për nënshkrimin e Digne gjatë merkatos së janarit, duke përfshirë Chelsea, Newcastle United dhe Inter, por francezi do t’i bashkohet trajnerit Gerrard pasi t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Birmingham të mërkurën.

 

Transferimi i Digne vjen vetëm disa ditë pas ardhjes së Philippe Coutinhos, i cili i është bashkuar klubit anglez në formë huazimi deri në fund të sezonit, me një opsion blerjeje të përfshirë për 33.3 milionë paund./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.01.2022 14:50