Kreu i Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski, u shpreh sot se do të formohet një Komision për vlerësimin e dëmeve nga tërmeti i mbrëmshëm prej 5,3 ballëve të shkallës Rihter.
Komentet ai i bëri në mbledhjen e sotme të Këshillit të Komunës. Konjanovski u bëri apel edhe banorëve të Manastirit që të tregojnë dëmet e shkaktuara.
“Do të propozojmë formimin e Komisionit për vlerësimin e dëmeve rreth tërmetit të mbrëmjes së djeshme. Komision profesionist i përbërë nga shërbime profesionale, inxhinierë nga Komuna e manastirit të ndihmuar gjatë ditës së sotme nga drejtori Vlladimir Sheshov nga Instituti për Inxhinieri të Tërmeteve”, tha mes tjerash Konjanovski.