Ora shënon 12:00 dhe Sali Berisha ndodhet në shkallët e selisë së PD-së. Ish-kryeministri shkoi më herët në protestë, teksa mbështetësit e tij u futën me forcë brenda selisë duke shqyer dyert.
Janë siguruar pamjet e momentit kur militantët e liderit historik të PD-së futen brenda dhe thyejnë xhamat e derës kryesore.
Një pjesë tjetër e mbështetësve qëndrojnë në jashtë selisë në pritje të thirrjes për të hyrë brenda oborrit.