Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka bërë një deklatë fortë në Facebook, ku është shprehur se megaafera e Inceneratorëve do të dalë në dritë vitin e ardhshëm dhe do të mbizotërojë mbi propagandën.
Sipas saj, do të marrin fund edhe pikëpyetjet e qytetarëve për një sërë çështjesh të caktuara.
“Të dashur gazetarë, shumë shpejt nuk do të jetë e nevojshme të lodheni më me pyetje apo dyshime, që ngelen pa përgjigje. Ka shumë arsye pse Qeveria nuk i ndalon pagesat ndaj inceneratorëve. Me vitin e ri do të hapen të gjitha letrat dhe shumë shpejt, e vërteta e mega aferës kriminale qeveritare, do të triumfojë mbi propagandën e sforcuar”, ka shkruar Monika në Facebook./albeu.com/