Kriza energjitike në Kosovë, Kuvendi mban nesër seancë të jashtëzakonshme

Kriza energjitike në Kosovë ka vënë në lëvizje institucionet shtetërore atje.

Ditën e nesërme pritet një mbledhje urgjente e Kuvendit atje, për të diskutuar mbi problematikat e shkaktuara nga mungesa e energjisë.

Mbi 40 nënshkrime janë mbledhur për caktimin e kësaj seance nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Seanca do të mbahet nga ora 11:00.

Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente me rrymë më 24 dhjetor.

Masat emergjente përfshijnë vendosjen e kufizimit në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Vendimi parasheh themelimin e një Komiteti Teknik Emergjent me qëllim të identifikimit dhe paraqitjes së rekomandimeve te Ministrja e Ekonomisë. Ky Komitet ka për detyrë të rekomandojë zbatimin e masave për t’i trajtuar efektet negative të krijuara nga kriza ekonomike.

Pas rekomandimeve Ministria duhet të publikojë masat kufizuese obligative./albeu.com/