Vajza vetëm 16 vjeç, dalin emrat e viktimave në aksidentin e Lezhës

Një askident i rëndë ka ndodhur në Lezhë, në Tale ku njëmakinë ka dalënga rruga e për pasojë kanë ndërruar jetë 2 shtetas, njëri prej tyre vetëm 16-vjeçe.

Burimet bëjnëme dije se viktimat janë Kristjan Margjoni,drejtuesi i mjetit dhe e mitura 16 vjeç me inicialet A. A e cila ishte e fejuara e vëllait të të riut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE:

Lezhë/Informacion paraprak

Në rrugën e Talës, Lezhë, automjeti tip “Pegeot ” me drejtues shtetasin K.M., 24 vjeç ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjet shtetasja A.A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 25.12.2021 20:33