Skandali me listën e pagave, nisin dorëheqjet e para te Tatimet

Pas skandalit të publikimit të listave të pagave për muajin janar dhe prill 2021, kanë nisur dorëheqjet e para. Mësohet se sot ka dhënë dorëheqjen nga detyra Drejtori i Sistemit Informativ të Tatimeve, Ervin Muça.

Kujtojmë se sot u thellua akoma më shumë skandali duke u publikuar targa dhe të dhënat e tjera për makinat e mbi 500 mijë qytetarëve në vend.

Prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, mëngjesin e sotëm janë marrë në pyetje 14 ekspertë IT të Tatimeve, ISSH dhe AKSHI-t, si dhe ka kryer një inspektim të kompjuterëve.

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e djeshme për këtë skandal ku u shpreh se e kishte idenë kush fshihet pas, duke iu referuar kështu opozitës. Ai tha se prokuroria mund ta marrte në pyetje. Gjithashtu deklaroi se gjëra të tilla ndodhin në çdo vend të botës./albeu.com