Dashnor Sula, ka folur sot në News24 për detyrën e tij si Kryeinspektor i Përgjithshëm dhe për pozicionin e tij mes mazhorancës dhe opozitës, duke deklaruar se ndihet nën presionin e të dyja palëve.
Ai vlerësoi komunikimin e kryeministrit Edi Rama, duke treguar se ky i fundit i përcjell edhe shqetësime të qytetarëve në orët e para të mëngjesit.
Të lidhura
None found
Dashnor Sula: S’jam anëtar i PS-së. Ndjej përgjegjësi për shtetin shqiptar. Prej tetë muajsh drejtoj institucionin më të rëndësishëm shqiptar. A ka probleme? Sigurisht që ka. Ndjej që të kontribuoj për qytetarët shqiptarë.
Unë jam një ndjekës i rregullt i televizioneve, për shkak edhe të zakonit tim dhe lidhjeve me politikën. I ndjek Ramën dhe Berishën. Jam mes dy zjarreve. Nuk ruhem dot me një krah, se më djeg tjetri. Nëse gaboj, më djeg Rama, se më shkarkon nëse nuk e bëj detyrën, por më djeg edhe opozita, që mund të thotë: ‘Ky ishte një limon i shtrydhur, i pavlerë’. Edhe Berisha ka karizmën e vet, në fillimet e veta politike. Por me zotin Rama e gjej veten për sa i përket komoditetit që krijon në komunikim. Nuk komunikon vetëm me mua. Rama është i tmerrshëm për të ndjekur ritmin e tij. Duhet të jesh i gatshëm për përcjelljen e ankesave dhe shqetësimeve.
Sot, në orën 05:30 të mëngjesit, kur kam qenë në gjumë, më ka përcjellë një shqetësim të një qytetari nga Vlora. Qytetarin e kam ftuar nesër në zyrë, nga ora 09:00. E vlerësoj kryeministrin në këtë qasje. Edi Rama ka 13 vite në pushtet. Në kuptimin e mirë të fjalës, nuk ka çfarë të kërkojë më me emër, pasi ka një kauzë: bashkimin e shqiptarëve në BE.



