Manchester City nuk ka ndërmend të presë më gjatë për të nënshkruar me sulmuesin, Erling Haaland. “Citiznes” ia kanë bërë të qartë përfaqësuesve të norvegjezit se janë gati të paguajnë të gjitha klauzolat.
Haaland është në sezonin e tij të dytë me Borussia Dortmund, me kontratën e tij që thuhet se mban një klauzolë blerjeje prej 75 milionë euro, e cila hyn në fuqi verën e ardhshme.
Sipas gazetës gjermane BILD, City po mban kontakte me përfaqësuesit e Haalandit, agjentin Mino Raiola dhe babain Alf-Inge.
Kjo media shton se klubi anglez ua ka bërë të qartë atyre se do të përmbushin klauzolën e blerjes së sulmuesit në fund të sezonit.
Gjithashtu sugjerohet se në vend që të luftojë për të mbajtur yllin norvegjez, Dortmundi tashmë po planifikon të investojë paratë e mbledhura nga shitja e tij për të blerë një zëvendësues.
Ndihma e Cityt në negociata është se babai i sulmuesit, Alf-Inge Haaland, është një ish-lojtar i klubit nga Etihad.
Norvegjezi gjithashtu është lidhur edhe me klube tjera si Real Madridi, Barcelona dhe Bayern Munich./albeu.com