Interi mbylli gjysmën e parë të sezonit si kampion dimri, ndërsa drejtuesit vijojnë punën për të rinovuar kontratat me futbollistët që janë në vitin e tyre të fundit të bashkëpunimit, apo të tjerë që janë më pak të vlerësuar në aspektin ekonomik.
Një ndër ta ishte edhe Federico Dimarco, që pas disa paraqitjeve mjaft të mira si në të majtë të mbrojtjes, ashtu edhe të mesfushës, ka firmosur paraditen e sotme kontratën e re, që sheh t’i përmirësohet ndjeshëm rroga.
Burime pranë klubit zikaltër zbulojnë se Dimarco do të mbetet te Interi deri ën verën e 2026-ës dhe do të përfitojë një pagë prej 1.8 milionë eurosh në sezon, e cila mund të shkojë deri në 2.5 milionë euro bashkë me bonuset.
Emrat e radhës në listën e atyre me të cilët do të negociohet rinovimi, janë dy kroatët Marselo Brozovic dhe Ivan Perisic, të cilët janë titullarë të padiskutueshëm, por kanë kontratë deri në fund të sezonit.