Rama: Dorëheqje nuk ka, SHBA-së i dolën sekretet në rrugë dhe nuk iku njeri

Pyetjes së gazetarit nëse drejtoresha e AKSHI-t duhet do të japë dorëheqje nëse hetimet tregojnë  se publikimi i databazës se pagave është bërë nga një person i brendshëm, i është përgjignur kryeministri Edi Rama.

Rama u shpreh se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Që të jemi shumë të qartë, SHBA-së i dolën në rrugë të gjitha sekretet, nuk di të ketë pasur ndonjë dorëheqje. Kështu që tjetër është kur gjërat ndodhin si rezultat i një dështimi të sistemit ose si rezultat i një vepre sikur ishte rasti i të ndjerit Klodian Rasha dhe komplet tjetër kur gjendemi përpara sulmeve. Dhe në të gjitha rastet, ka plot, as nuk ka ndodhur dhe nuk kam kërkuar t’i kërkohet ndonjërit dorëheqje, vetëm këtu është kjo dhe AKSHI nuk ka lidhje, është si t’i kërkosh dorëheqjen ministrit të Bujqësisë, sepse e-Albania nuk ka lidhje me sistemin e Tatimeve, sepse sistemi i tatimeve është tjetër dhe e-Albania është komplet tjetër” tha Rama./albeu.com


Shtuar 23.12.2021 13:49