Dinamo ka harruar fitoren.
Skuadra e Blendi Shkëmbit ka barazuar pa gola 0-0 në Elbasan Arena ndaj Skënderbeut që mori një pikë shprese në luftën për mbijetesë.
Pas 15 javësh në Kategorinë Superiore, Dinamo renditet e 7 me 15 pikë po aq sa ka dhe Skënderbeu.
Ndërkohë, këto ishin ndeshjet e fundit për skuadrat shqiptare. Kategoria Superiore rinis në mes të muajit janar të vitit të ardhshëm. /albeu.com