Marotta: Nuk mendoja se këtë kohë të sezonit Inter do të ishte në vendin e parë

Giuseppe Marotta , CEO i Inter-it , foli në mikrofonat e DAZN para ndeshjes kundër Torinos: “Dje lëshuam një deklaratë të qartë dhe eksplicite. Unë konfirmoj se Interi ka vepruar gjithmonë në mënyrë korrekte. Ka qetësi dhe bashkëpunim absolut”.

E prisnit një Inter me shifra edhe më të mira se vitin e kaluar?
“Nuk e mendoja se do të ishim në këtë pozicion në renditje në këtë kohë të sezonit. Është një meritë që duhet t’i jepet klubit, drejtuesve dhe trajnerit tonë i cili në një moment vështirësie ka treguar se ai është një lider. Është një proces evolucionar që na përshtatet.”.

Si i përgjigjeni Komisionit?
“Ashtu si Interi si në klubet e tjera, ne jemi mësuar t’i debatojmë këto çështje në mjediset institucionale që janë Lega dhe Federata. Më pas, parimi i transparencës duhet të jetë i natyrshëm në çdo organizatë futbolli, prandaj besoj se kjo është më e logjikshme”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 22.12.2021 18:49