Ç’po ndodh? E gjithë Lezha “zhytet” në errësirë

I gjithë qyteti i Lezhës është pa energji elektrike momentalisht.

Sipas burimeve të albeu.com, një përcjellës i linjës 220 kilovolt të linjës OST është këputur dhe ka renë në rrjetin e shpërndarjes të OSHEE.

Kjo ka sjellë si pasojë “zhytjen” në errësirë të gjithë qytetit.

Fatmirësisht nga rënia e telit në zonë të banuar nuk ka pasur pasoja në jetë njerëzish dhe momentalisht po punohet për të rikthyer normalitetin./albeu.com/


Shtuar 22.12.2021 16:44