26-vjeçarja kallëzon në polici humbjen e motrës, nisin kërkimet

Policia ka bërë me dije se një 26-vjeçare në Elbasan ka denoncuar humbjen e motrës së saj. Tashmë, sipas autoriteteve, ka nisur punë për gjetjen e saj.

“Më datë 19.12.2021, shtetasja Xh. Zh., 26 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa motra e saj, shtetasja B. Zh., banuese në Gramsh. Punohet për gjetjen e saj. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Kujtojmë se ky është kallëzimi i dytë për humbje, pasi dhe një nënë në Tiranë ka denoncuar humbjen e djalit të saj./albeu.com


Shtuar 20.12.2021 12:14

Tags: ,