Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 shtetas për vepra të ndryshme penale në Tiranë.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë një shtetas, E. Y., 30 vjeç, pasi në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë” kishte përshtatur një ambient në pronësi të tij, për ushtrimin e lojërave të fatit.
Të arrestuarit e tjerë, bën me dije policia, se janë vënë në pranga për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Y., 30 vjeç, pasi në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë” kishte përshtatur një ambient në pronësi të tij, për ushtrimin e lojërave të fatit. Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri me çipsa dhe letra bixhozi.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 40 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– B. Sh., 22 vjeç pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi;
– M. F., 58 vjeç; D. A., 41 vjeç dhe F. M., 26 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /albeu.com/