PD po zien nga “lufta” Basha-Berisha, Meta i pashqetësuar i përshëndet me “diell e borë” (FOTO LAJM)

Prej ditësh politika shqiptare është e trazuar për shkak të zhvillimeve të fundit në PD, ku partia më e madhe opozitare në vend është e përçarë.

Por ndërkohë që në PD, situata zien dhe është e ndarë në dy kampe, Presidenti Meta po shijon më shumë nga të gjithë fundjavën.

Meta, ka zgjedhur që këtë të diel ta kaloj larg jetës së kryeqytetit dhe të jetë më afër natyrës.

I zhveshur nga kostumi zyrtar, dhe me një veshje sportive Presidenti ka vendosur ta kaloj fundjavën në shpatën e një mali me dëborë.

Në foton e postuar prej tij në rrjetin social facebook, Meta shihet teksa po shijon rrezet e diellit në klëto ditë të ftohta dhjetori.

“Diell dhe Borë”- shkruan Presidenti në mbishkrimin e fotos së postuar.

Rikujtojmë se Presidenti Meta ka një marrëdhënie shumë të afërt me ish-kryeministrin Berisha tashmë në garë për PD, por ka zgjedhur të mos komentojë dhe të mos bëhet pjesë e kësaj beteje mes demokratëve. /albeu.com/


Shtuar 19.12.2021 13:37