Mbi 34 mijë shqiptarë votuan në referendumin e Berishës? Basha bën lëvizjen e rëndësishme

Vazhdon në Pallatin e Kongreseve Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga Lulzim Basha ku sipas të dhënave të publikuara nga organizatorët, kanë marrë pjesë 5004 delegatë.

Por ndërkohë që Kuvendi vazhdon dhe njëkohësisht në Shqipëri po votohet për referendumin e Berishës, ku bëhet me dije se kanë votuar mbi 34 mijë shqiptarë, Basha ka bërë lëvizjen e radhës.

Burimet nga selia blu bëjnë me dije se Basha ka njoftuar mbledhje të kryesisë në orën 19:30, në selinë blu.

Kjo orë e paracaktuar përkon me disa orë përpara se të mblidhet komisioni për “Rithemelimin e PD” për të dhënë rezultatin e votimeve të referendumit për shkarkimin e Bashës nga posti i kryetarit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 18.12.2021 17:08