Gerrard i frikësuar: Jemi bërë me paranoja prej virusit

Steven Gerrard, trajneri i Aston Villas, pranoi se ishte i shqetësuar për rritjen e rasteve pozitive me Covid në Premier League.

Duke folur në konferencën për shtyp, ai tha: “Nga sot jemi gati për të luajtur, por jemi në paranojë të vazhdueshme. Çdo ditë bëjmë tampone të shpejta dhe teste PCR dy herë në javë. Madje kam frikë të shikoj telefonin sepse mund të mbërrijë në çdo moment një tjetër telefonatë nga mjeku që na sjell lajme”./h.ll/albeu.com


Shtuar 17.12.2021 15:55