Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona pas një konflikti që kishin midis tyre.
Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se personat në fjalë ishin kushërinj me njëri-tjetrin.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zharrëz, Patos ku dy kushërinjtë shtetasi B.K. 26 vjeç dhe E.K. 53 vjeç, për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht dhe kanë pësuar dëmtime të lehta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasit B. K., 26 vjeç dhe E. K., 53 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, Patos, (kushërinj) pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht dhe kanë pësuar dëmtime të lehta”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com/