Zlatan Ibrahimoviç është takuar me Papa Françeskun.
Sulmuesi i Milan-it u prit nga Papa në Vatikan, ku të dy patën një bisedë të shkurtër dhe shkëmbyen dhuratat e Krishtlindjeve. Ibra i dha Bergoglios librin e tij, “Adrenalina”, në këmbim të një kopje të “Lo sport sipas Papa Françeskut”. Më pas sulmuesi suedez i dhuroi edhe një fanellë të Milan-it me numër 11.
“A ju pëlqen Milani? Me këtë fanellë unë bëj pak magji në fushë me këtë fanellë”, u shpreh Ibra.
Më pas Ibra ka postuar edhe një foto në Instagram me Papën ku ka shkruar “Paqe dhe dashuri”./h.ll/albeu.com
Peace and Love @Pontifex_ln pic.twitter.com/Pm6R3jRM1D
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) December 14, 2021