Arrestohet shqiptari i dyshuar për tentativat e vjedhjes në banesat e yjeve të Barcelonës

Policia katalunase ka vënë në pranga dy persona, të dyshuar për pjesëmarrje në një seri vjedhjesh të planifikuara në banesa luksoze, mes tyre edhe shtëpia e portierit të Barcelonës, Joan Garcia.

Të lidhura

None found

Sipas Mundo Deportivo, të arrestuarit janë 58 dhe 42 vjeç dhe dyshohet se vepronin si pjesë e një grupi kriminal përgjegjës për grabitje në prona të ndryshme në Kataluni.

Banesa ku jetonte Joan Garcia me partneren e tij, në zonën e Baix Llobregat, ishte shënjestruar më 10 janar, në kohën kur portieri ndodhej në Arabinë Saudite me skuadrën për Superkupën e Spanjës.

Të dyshuarit tentuan të përfitonin nga mungesa e tij, por alarmi i banesës u aktivizua dhe ndërhyrja e policisë pengoi kryerjen e vjedhjes.

Gjatë hetimeve, autoritetet zbuluan se grupi kishte mbajtur nën vëzhgim edhe shtëpinë e mbrojtësit francez të Barcelonës, Jules Koundes. Edhe në këtë rast, vjedhja ishte planifikuar, por nuk u realizua.

Një prej të arrestuarve, Arsim Blaku, rezulton i njohur për policinë për shkak të veprave të përsëritura. Ai dyshohet gjithashtu se kishte një rol drejtues në organizimin e operacioneve.

Të dy personat e arrestuar janë lënë në paraburgim. Ndërkohë, një grua tjetër e përfshirë në hetim është liruar pasi u paraqit para gjykatës.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar nëse grupi i dyshuar ka lidhje edhe me vjedhje të tjera në banesa luksoze në Kataluni./


Shtuar më 15.10.2026 21:45