Dalin pamjet, zbulohet “shtëpia e barit” në Durrës (VIDEO)

Një “shtëpi bari” është gjetur sot në lagjen nr.13 në Durrës.

“Gjatë këtij operacioni, në lagjen nr. 13, Durrës, nga kontrolli në banesën e marrë me qira nga shtetasi I. A., e cila ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, u gjetën dhe u sekuestruan 2 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo në të cilat ishin kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve polciore, shtetasi që kishte marrë me qira këtë apartament nuk është gjetur në banesë. Shtetasi I. A. është shpallur menjëherë në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij…”-njoftimi i Policisw.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një tjetër rast i kultivimit të kanabisit me anë të llambave.

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Rent”.

Gjatë operacionit, në katin e dytë të një pallati është zbuluar një apartament i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Sekuestrohet baza materiale elektrike që shërbente për kultivimin e kanabisit, me anë të ngrohjes.

Shpallet në kërkim personi që kishte marrë me qira banesën dhe e kishte tjetërsuar për të ushtuar këtë veprimtarinë kriminale.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe zbulimin e ambienteve të përshtatura për kultivim të kanabisit me anë të llambave, pas një pune gjurmuese, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nga strukturat e hetimit të krimit në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Rent”.

Gjatë këtij operacioni, në lagjen nr. 13, Durrës, nga kontrolli në banesën e marrë me qira nga shtetasi I. A., e cila ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, u gjetën dhe u sekuestruan 2 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo në të cilat ishin kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve polciore, shtetasi që kishte marrë me qira këtë apartament nuk është gjetur në banesë. Shtetasi I. A. është shpallur menjëherë në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/


Shtuar 15.12.2021 08:18