VIDEO/ Pamje shqetësuese nga protesta në Tiranë, civilë pa identifikim fusin me forcë një person në furgon

PERDITESUAR – Protesta në Tiranë vijon të shoqërohet me tensione dhe përplasje. Gjatë zhvillimeve, policia ka përdorur në mënyrë masive gaz lotsjellës, si dhe ujë me presion ndaj të rinjve.

Gjatë orëve të mbrëmjes janë raportuar edhe arrestime. Shqetësim ngjall veçanërisht veprimi i disa personave me rroba civile, të cilët nuk mbanin uniformë apo mjete identifikuese të policisë dhe po shoqëronin me forcë qytetarë në rrugët e kryeqytetit.

Të lidhura

None found

News24 ka publikuar pamje ku duket momenti kur tre ose katër persona civilë kapin një qytetar dhe e fusin me forcë në një furgon.

Ngjarja ka ngritur shqetësime lidhur me sigurinë dhe jetën e qytetarëve gjatë protestës.