VIDEO/ Ernest Muçi shkëlqen në Conference League, asist magjik për fitoren e Trabzonsporit ndaj KuPS

Trabzonspori triumfoi 2-4 në transfertën ndaj KuPS, në ndeshjen e raundit të parë të Conference League, ku protagonist ishte edhe Ernest Muçi.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u aktivizua në minutën e 74-t dhe vetëm pak kohë më pas dhuroi një asist të jashtëzakonshëm. Muçi krijoi hapësirën dhe shërbeu në mënyrë perfekte për Franculinon, i cili shënoi golin e tij të dytë në këtë takim dhe të katërtin për Trabzonsporin, duke vulosur fitoren e skuadrës turke.

Të lidhura

None found

Kjo ishte një tjetër paraqitje me nivel të lartë për Muçin, i cili po tregon se mund të jetë vendimtar si titullar, ashtu edhe kur e nis ndeshjen nga stoli. Golat e tjerë të sfidës u shënuan nga Onuachu, Salah dhe Franculino.


Shtuar më 15.10.2026 21:03