Protesta studentore dhe qytetare ka hyrë në ditën e tretë, ndërsa rrugët e kryeqytetit vijojnë të mbushen nga tubuesit. Në këtë situatë, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të ashpra politike.
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Ahmetaj pretendoi se kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim urgjent konsultimi me zëvendëskryeministren Belinda Balluku në ambientet e “Vilës së Kuqe”. Sipas tij, kreu i qeverisë ka lënë mënjanë zërat e tjerë brenda mazhorancës.
Të lidhura
None found
“Duhet ta dini që sot ai është konsultuar me plaçkitësen. Nuk pranon të konsultohet me mendjet racionale të mbetura brenda Partisë Socialiste. Është konsultuar me plaçkitësen te ‘Vila e Kuqe’, verifikojeni”, deklaroi Ahmetaj.
Ahmetaj foli edhe për pakënaqësinë që ka përfshirë vendin, duke thënë se lëvizja qytetare ka rikthyer atë që e cilësoi si “shpirtin e popullit”. Ai paralajmëroi gjithashtu se një mandat i katërt për Edi Ramën do të sillte përfundimin e karrierës së tij politike.
“Mandati i katërt i vjedhur do të jetë varrezë politike dhe kam thënë që do të ketë një shpërthim, sepse populli ka qenë në kërkim të një shpirti të vet dhe e ka gjetur.
Sot, kush flet për dëmtim duhet të numërojë vjedhjet e plaçkitëses (Belinda Balluku), drogën që kanë futur me lejen e kreut të organizatës (Edi Rama), tenderat e rrugëve, të ndërtimit. Pse ia hedhin fajin popullit? Ky e vrau politikën për breza.
Do të isha naivi më i madh të besoja se ndonjë nga ish-kolegët e mi… Nuk pres që t’u çojnë një copëz arsye. Unë mendoj sot se të gjithë shqiptarët, gjithçka që ka ndodhur, është një mesazh. Nuk ka paqe në një shtet me në krye kreun e organizatës”, u shpreh ai.






