AC Milani është rikthyer te fitorja, duke mposhtur në transfertë RB Salzburgun në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të fazës së ligës në Ligën e Evropës.
Skuadra “rossonere” dominoi takimin dhe e mbylli atë me një sukses të thellë 0-4.
Të lidhura
None found
Alphadjo Cisse zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të, me një goditje të saktë me kokë.
Sulmuesi shënoi sërish në minutën e 32-të, këtë herë pas një asistimi të Davide Bartesaghit, duke dyfishuar avantazhin e Milanit.
Cisse kompletoi het-trikun vetëm katër minuta pas rifillimit të lojës, kur në minutën e 49-të përfitoi nga asistimi i Adrien Rabiot.
Golin e katërt dhe të fundit për Milanin e realizoi Gonçalo Ramos në minutën e 72-të, pak pasi ishte aktivizuar, pas një aksioni të bukur.
Me këtë fitore, Milani regjistron tri pikë në Ligën e Evropës, po aq sa ka edhe Salzburgu.




