Basha paralajmëron “non grata” për Ramën dhe Metën: Shumë shpejt, Berisha ua kaloi

Gjatë konferencës për shtyp, kreu demokrat Lulzim Basha, ka paralajmëruar shpallje non grata nga SHBA për kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.

Basha tha se edhe dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës do kenë fatin e Berishës, duke theksuar se ata konkurrencën e kanë me njëri tjetrin.

“Më 18 Dhjetor demokratët bashkohen. Me Sali Berishën po konkurrojnë me sukses dy brinjët e tjera të trekëndëshit e Bermudës për t’u shpallur non grata.  Mesa di unë, edhe dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës do të kenë fatin e tij. Mbani mend ato billboardet me Sali Berishën dhe Ilir Metën? Sepse këta mbajnë njëri tjetrin.

Konkurrencën e kanë me njëri tjetrin. Ndoshta do ishte dikush tjetër përpara non grata. Jam i bindur që koha do jetë ilaçi më i mirë për dy brinjët e tjera. Deri tani në pole position non grata është Berisha. Ky është fillimi dhe jo fundi”, tha Basha./albeu.com