Fituesit dhe humbësit e shortit të dytë të Ligës së Kampionëve (FOTO LAJM)

Shorti për 1/16 e Ligës së Kampionëve u desh të hidhej dy herë, pasi zyrtarët e UEFA-s gabuan përpjekjen e parë.

Rihedhja e shortit padyshim që për disa skuadra ishte pozitive, e për disa të tjera jo.

Më poshtë kemi përcaktuar se cilët janë fituesit më të mëdhenj dhe humbësit më të mëdhenj.

FITUESIT

Manchester United është një nga fituesit më të mëdhenj nga përsëritja e shortit, pasi fillimisht goglat i vendosën përballë PSG dhe më pas ndaj Atletico Madridit.

Ajax dhe Benfica të cila kishin fillimisht përballë  Interin dhe Real Madridin, tani do të ndeshen me njëra tjetrën.

Bayerni kishte një kundërshtar serioz si Atletico, para se shorti herë ne dytë t’i rezervonte një kundërshtar të lehtë si Salzburg.

Villarreal kishte përballë një nga skuadrat më të forta momentalisht në Evropë, Manchester City-n dhe pas përsëritjes përballë do të ketë sërish një ekip të fortë si Juventusi, por jo me potencialin e anglezëve.

HUMBËSIT

Liverpooli kishte fillimisht përballë një kundërshtar modest si Salzburgu, ku më pas do të shihte si rival, Interin.

Real Madridi u duk se ishte një nga skuadrat më me fat pasi përballë kishte fillimisht Benfican,  por me përsëritjen e shortit do të ishte PSG rivali i 1/16.

Sportingu i cili mund të tentonte dicka ndaj Juventusit, duket se me Man.City-n i ka të prera shpresat./albeu.com


Shtuar 13.12.2021 18:13