Aktivistja Evi Kokalari, nga ambientet e selisë së PD-së, ka hedhur akuza të rëndë kundër kryedemokratit Basha dhe mbështetësve të tij.
Njësoj si Këlliçi ajo u shpreh se është e turpshme që të bastisen e vidhen zyrat e funksionarëve të Forumit Rinor demokrat.
“Ish kryetari Basha është pjesë e këtij urdhri për të vjedhur zyrat e FRPD-së. Basha ka dhënë urdhër ky është niveli i drejtimit të PD, ku është shteti kemi 30 minuta që presim, komisariati numër 1 po bën një turp të madh nuk vjen askush këtu për të verifikuar. Kur një ish-kryetar vjedh zyrat e forumit rinor ka mbaruar çdo gjë, ka marrë fund. Njerëzit me armë është problemi më i madh, nuk janë gjëra të anashkalohen, duhet të vijë policia sepse jeta jonë mund të jetë në rrezik. Duhet të behet problem edhe Rama ta marrë seriozisht. Nuk na frikëson, policia të marrë masat, komisariati numër 1 të na cojë njerëz ta përfundojmë këtë procedurë”, tha Kokalari./albeu.com/