Rama nxjerr pamjet: Vjosa rikthehet në shtratin e saj, provë për punën e bërë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook pamje nga lumi Vjosa dhe shkruan se tashmë është rikthyer në shtratin e saj.

Më tej në postim Rama shkruan se kjo është një provë e punës së bërë.

“Vjosa rikthehet në shtratin e saj në një kohë optimale, si provë kuptimplotë e të gjithë punës së bërë, për ndërtimin e argjinaturave të reja mbrojtëse dhe mirëmbajtjen e sistemit të kullimit në gjithë zonën”, shkruan Rama./albeu.com


Shtuar 13.12.2021 16:33