Britania raporton viktimën e parë nga Omicron

Britania ka konfirmuar viktimën e parë nga varianti Omicron. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i vendit Boris Johnson, sipas Reuters.

Varianti i ri është përhapur në më shumë se 60 vende, madje sipas ekspertëve duket se i shmanget mbrojtjes së vaksinave.  Sipas të dhënave të  OBSH-së të publikuara dje, Omicron, i cili u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut  përhapet më lehtë se variantet e mëparshme të koronavirusit.


Shtuar 13.12.2021 13:47