Bardhi lexoi 5259 emra demokratësh pro Bashës, Berisha sulmon ashpër: Doli gaztori!

“Në një krizë paniku në ditën e fundit si kryetar, Basha nxorri Gaztorin e tij për të lexuar një listë qe po denoncohet nga shumë demokratë si e falsifikuar dhe ku duket qartë fryrja fiktive e mandateve të qarqeve krahasuar me Kuvendin e fundit…”

Ish-Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur mbrëmjen e sotme Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi i cili tha ditën e sotme se 69% të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së kanë konfirmuar pjesmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit.

Sipas Foltores në këtë reagim zyrtar shifrat e publikuara janë të fryra dhe jo të vërteta duke shtuar se leximi i emrave ishin të pasaktë të pa shoqëruara me funksionet përkatëse të tyre.

REAGIMI

Deklarate – Partia Demokratike- Foltorja

Per jave me radhe demokratet nga gjithe Shqiperia, dege pas dege kane publikuar me gojen e tyre emrat e delegateve qe kane firmosur per thirrjen e Kuvendit te pare ne historine e vendit qe mblidhet me kerkesen e anetaresise.

Sot ne nje krize paniku ne diten e fundit si kryetar Basha nxorri Gaztorin e tij per te lexuar nje liste qe po denoncohet nga shume demokrate si e falsifikuar dhe ku duket qarte fryrja fiktive e mandateve te qarqeve krahasuar me kuvendin e fundit. Lexohen emra pa u shoqeruar me funksionet e tyre perkatese, apo se ciles dege i perkasin. E gjitha kjo per te krijuar turbullire ne vend te transparences me shpresen se do krijojne konfuzion!

Lodhen kot! Revolucioni nuk ndalet me falsifikime. Asgje nuk mund ta ndale vullnetin e mijera delegateve demokrateve  per te marre pjese ne Kuvendin e Rithemelimit i cili do shkepuse perfundimisht Partine Demokratike nga pazaret Rama – Basha duke ja kthyer ate  demokrateve!

Ftojme te gjithe demokratet dhe delegatet e Kuvendit te bashkohen ne Ditelindjen e Partise Demokratike per te dale nga rrethi vicioz i humbjeve dhe per te nisur rrugetimin tone drejt FITORES! /albeu.com/

 


Shtuar 10.12.2021 20:26