Të paktën 53 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi kamioni me të cilin po udhëtonin u përplas në jug të Meksikës, thonë autoritetet.
Më shumë se 100 persona, dyshohet emigrantë nga Amerika Qendrore, ishin në rimorkio të kamionit kur ai u rrotullua në shtetin e Chiapas.
Ky është një nga aksidentet më të rënda të këtij lloji në Meksikë, ku përveç viktimave janë 58 persona të lënduar, disa në gjendje të rëndë.
Viktimat e aksidentit janë burra, gra dhe fëmijë. Kombësia e tyre nuk është konfirmuar, por zyrtarët lokalë thanë se shumica ishin emigrantë nga Hondurasi dhe Guatemala.
Kamioni raportohet se ishte duke ecur me shpejtësi kur u fut në një kthesë të mprehtë dhe goditi një urë për këmbësorë në një rrugë kryesore që të çon në kryeqytetin e shtetit Chiapas, Tuxtla Gutierrez./albeu.com