Temperatura të ulëta, këto janë zonat ku priten reshje bore sot

Territori shqiptar mbetet nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm përgjatë gjithë ditës. Sipas Meteoalb, vranësirat e dendura do të sjellin reshje shiu në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa në zonat veriore dhe juglindore do të ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 gradë deri në 14 gradë celsius.


Shtuar 10.12.2021 07:13