Dita nis me vranësira, por pasdite nisin reshjet e shiut dhe borës

Vendi ynë gjatë pasdites do të jetë me vranësira të shpeshta, ku në zonat veriperendimore dhe juperendimore do të sjellin reshje të pakta shiu.

Por në vijim, vranësirat do të zhvillohen duke gjeneruar reshje dhe do të ketë rrebeshe shoi. Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1 gradë celsius deri në 15 gradë celsius./albeu.com


Shtuar 9.12.2021 07:17