Ledjana dhe Mevlani që tashmë janë deklaruar vetëm për njëri-tjetrin në “Për’puthen”, sot kanë pasur takimin e radhës. Mirëpo ndërkohë që të gjithë prisnin më shumë romanticitet dhe afrimitet mes tyre, takimi nisi shumë keq. Ndërkohë që Mevlani po përpiqej të afrohej, Ledjana shpërtheu në lot dhe kjo gjë i habiti të gjithë.
Ledjana tha se ndjehej keq, për shkak se Mevlani tallet me të, ndërkohë që ky i fundit kërkoi të fikeshin kamerat për shkak të situatës së rënduar.
“Arritëm shpirt, tek vendi i ngjarjes. Fikni njëherë kamerat, se ndoshta s’do me dal në takim, mos të humbim kohë kot. Na thuaj ta dimë”, u shpreh Mevlani.
Ledjana konfirmoi edhe një herë në studio se asaj nuk i pëlqen shumë intimiteti para kamerave, sepse as familja e saj nuk e pret mirë këtë gjë. Ajo tregoi se janë takuar disa herë me Mevlanin jashtë studios dhe kanë shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin kur kanë qenë në privatësi.
View this post on Instagram