E lajmëron Balluku: Ushtria shkon në Rinas, merret nën kontroll Kulla e Kontrollit (VIDEO)

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në nj intervistë tha se pas kësaj greve në Rinas e cila sipas saj është në shkelje të plotë me ligjin qëndron politika dhe disa njerëz brenda kontrollorëve të trafikut ajror që janë të lidhur me fushatën  dhe se janë denoncuar në prokurori.

Ministrja Belinda Balluku tha në Report Tv se Kulla e Kontrollit është marrë në këtë moment në dorë nga ushtria pasi është ndërtesë e sigurisë së lartë.

“Në aeroport në këto momente ka shkuar ushtria pasi ndërtesa është një ndërtesë e sigurisë së lartë dhe duke qene se kontrollorët e trafikut ajror e kanë braktisur detyrën dhe pavarësisht që qëndrojnë në ndërtesë është i bllokuar. Ajo do të merret në kontroll nga ushtria”, tha Balluku. /albeu.com/

 


Shtuar 7.04.2021 20:56