Super goli i Brojas i jep vetëm 1 pikë Southamptonit, Liverpooli mposht në “frymën e fundit” Wolves (VIDEO)

Southamptonit i ka ikur fitorja nga duart ndaj Brighton në kuadër të javës së 15 në Premier League falë një super goli të Armando Brojas.

Sulmuesi shqiptar arriti të gjente rrjetën në minutën e 29 të ndeshjes falë një super lëvizjeje brenda zonës dhe një goditje me të jashtmen për ta dërguar topin në fundin e rrjetës.

Ky gol do ishte edhe i vetmi për Southampton i cili i shkoi shumë pranë një fitoreje të rëndësishme, por miqtë arritën të barazonin në minutën e 90+7 me Maupay.

Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e tretë e Brojas si titullar dhe shënon golin e 3-të.

 

Liverpooli ka arritur të marrë një fitore në frymën e fundit ndaj Ëolves në shtëpinë e këtyre të fundit.

Heroi i “The Reds” është sulmuesi Origi i cili arrin të dërgojë topin në rrjetë në minutën e 90+4.

Me këtë fitore të vuajtur, skuadra e Klopp momentalisht ngjitet në krye të tabelës me 34 pikë.

 

Newcastle ka arritur të marrë fitoren e parë në Premier League në epokën e sheikëve duke fituar minimalisht ndaj një kundërshtari direkt për mbijetesë si Burnley.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua nga Ëilson në minutën e 40. /albeu.com

 

 


Shtuar 4.12.2021 18:01