Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Një mjet tip “Ford” ka përplasur një 10-vjeçar. Fatmirësisht, i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Me datë 04.12.2021,rreth orës 17:10,në aksin rrugor ” Rruga e Çipajve”, shtetasi R.M.,21 vjeç, duke drejtuar automjetin e markës tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin e mitur D.M.,10 vjeç.
Shtetasi u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.