Abuzuan me tenderin e uniformave të policisë, jepet pretenca për të gjithë zyrtarët e akuzuar

Prokuroria e Posaçme (SPAK) pas hetimeve ka dhënë pretencën për zyrtarët e arrestuar të Ministrisë së Brendshme, të cilët kanë abuzuar me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Është kërkuar që të dënohen me 1.6 vite burg me gjykim të shkurtuar; Edlira Naqellari, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Gëzim Mingaj, Anisa Bogdani, Aurora Mulla dhe Klevis Hasani.

Dhe si masë plotesuese, heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3-vjeçare./albeu.com

Kujtojmë se, zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar sasinë e uniformave, që do të merrnin, por nuk kanë ndryshuar çmimin e tenderit prej 2.8 miliardë lekësh, duke shkelur hapur standardet e garës.

Konkretisht tenderi ishte rënë dakord për një sasi dorëzimi prej 726 mijë artikuj si kapelet, uniforma apo këpucë, por kjo nuk është zbatuar.

Sipas rregullave tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë./albeu.com


Shtuar 3.12.2021 15:49