I qëndron te koka, partneri i Adriana Matoshit ndan foton nga shtrati i spitalit (FOTO LAJM)

Adriana Matoshi i preku të gjithë pak ditë më parë kur tregoi se po përballet sërish me tumorin 9 vite pasi e kishte fituar një betejë me të. Figura të shumta publike dhe pafund qytetarë u solidarizuan dhe treguan mbështetjen e plotë për aktoren. Dy ditë më parë ajo iu nënshtrua operacionit dhe gjithçka shkoi mirë.

Partneri i saj ka qenë gjithë kohës në kontakt me ndjekësit të cilët janë të interesuar për shëndetin e aktores. Keith ka shpërndarë pak minuta më parë një foto nga spitali ku tregon gjithë mbështetjen për partneren të cilës i qendron te koka./albeu.com/


Shtuar 3.12.2021 15:47