Timo Werner vazhdon të mos bind te Chelsea edhe në këtë sezon.
Chelsea po mendon që ta shes gjermanin në janar.
25-vjeçari është i destinuar për tu rikthyer në vendlindje, pasi dy skuadrat më të mëdha gjermane, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund e duan atë.
Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann i ka kërkuar drejtuesve të klubit transferimin e gjermanit për t’u ribashkuar me të.
Por fuqishëm në garë për lojtarin mbetet edhe Borussia Dortmund që e shohin Wernerin si zëvendësuesin adekuat të Erling Haaland që pritet të largohet.
Chelsea nuk do ta ndalojë largimin e lojtarit, por për ta bërë një gjë të tillë synon të fitojë rreth 45 milionë euro.