“Bora është bërë gjysëm njeriu”, fituesi i “BB” akuzon produksionin për trekëndëshin e dashurisë (VIDEO)

Marrëdhënia e lënë pezull mes Borës dhe Donaldit është komentuar tepër pasi ky i fundit ka shprehur hapur pëlqimin për Beatrix. Këtë herë kanë qenë dy ish-konkurrentët e këtij edicioni të BBV, Ardit Çuni dhe Kledi Hysa që kanë komentuar situatën në një video-live në rrjetet sociale, bashkë me fituesin e Big Brother 6, Anaid Kaloti dhe ish-konkurrentin e Për’Puthen, Atdhe Xharavina.

Anaidi ka thënë se Bora e dashuron vërtet Donaldin dhe ka deklaruar se ajo është bërë “gjysmë robi”. Ai gjithashtu ka komentuar Donaldin, për të cilin ka thënë se nuk është duke e menaxhuar mirë situatën

 “Unë sot e kam kuptuar që Bora e dashuron vërtet Donaldin. Ishte bërë gjysëm robi. Ai nuk është duke e menaxhuar mirë, sepse duhet të shkëpusësh në fillim një lidhje që ke, para se të nisësh një të re”, u shpreh Anaidi.

Më tej ai përmendi edhe faktin se Donaldi ka qenë ai që këshillonte Kledin kur ai pati një takim me Beatrixën Brenda shtëpisë, ndërsa Arditi u shpreh me ironi se ky është një mister që duhet zgjidhur nga shkencëtarët.

Pjesë nga biseda:

Kleidi: Nëse kjo do të ishte lojë, nuk e di çfarë rezultati do të kishte pastaj…

Arditi: Edhe sikur të jetë lojë, prapë do të ishte anormale, s’ka kuptim. Triksa nuk e ka për lojë…

Anaidi: Ra në dashuri Triksa, apo që atë natë që doli më Klejdin e kuptoi…

Atdheu: Ardit pse mendon se rri i mërzitur Donaldi…

Arditi: Kam përshtypjen që do e katet kuptuar. Se të rrish me dikë tjetër në shtëpi duke u puthur, dhe duke e ditur shumë mirë që jashtë ka lënë dikë…

Atdheu: Pse është duke ndodhur

Anaidi: Me i dhënë emocione të forta pra, që ta ngrejnë dhe ta ulin nga gjendja emocionale. Ta nxjerrin nga mendtë e kokës…

Atdheu: Mos është favoriti i produksionit…

Anaidi: Nëse do ishte i preferuari i produksionit nuk do ia kishin sjellë Borën që në javën e dytë…

Kledi: Më shumë ka përfituar Big Brother nga takimi i tyre, sesa ata të dy…

Ndër të tjera Anaidi vuri në dukje se Donaldit iu bënë 5 surpriza Brenda një nate, gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë në Big Brother Vip, duke hedhur në një farë mënyre dyshime mbi produksionin.


Shtuar 2.12.2021 16:19