Messi fitoi Topin e shtatë të Artë në shtëpinë e tij të re, pas një lufte të ashpër me Robert Lewandowskin, që mbeti 33 pikë prapa.
Johan Cruyff e admironte shumë Messin dhe nëntë vite më parë kishte deklaruar se Messi do ta fitonte shtatë herë Topin e Artë
Ishte viti 2012, Messi sapo kishte fituar çmimin që jep “France Football” për herë të dytë dhe legjenda holandeze, i cili ndërroi jetë më 24 mars të vitit 2016, jepte deklaratën e mëposhtme për Diario Ole.“Leo ka fituar dy ‘Topa të Artë’ dhe do të jetë lojtari që do ta fitojë këtë çmim më shumë se çdo futbollist tjetër në histori, për futbollistin që është edhe për atë që mund të bëhet.
Kjo konfirmon se ai është më i miri në botë. Me shumë mundësi, Leo do të fitojë ‘Topin e Artë’ pesë, gjashtë apo shtatë herë, pasi është i pakrahasueshëm”, shprehej Johan Cruyff.