Janë mësuar 5 emrat e radhës të listës prej 30 futbollistësh kandidatë për “Topin e Artë” që renditen nga vendi i 11 deri në 15.
Në vendin e 15 pozicionohet ylli anglez i Manchester City-t dhe në dy vendet e mësipërme vijnë dy qendërmbrojtësit e Juventusit, Bonucci dhe Chiellini, respektivish në vendin e 14 dhe 13.
Në vendin e 12 vjen ish-ylli i Interit, tashmë pjesë e Chelsea, Romelu Lukaku dhe pas tij një tjetër super sulmues si Erling Haaland. /albeu.com